
Indrit Tuci po gëzon një formë shumë të mirë në kampionatin kroat. Pas golit një javë më parë për Lokomotivën e Zagrebit, futbollisti i Shpresave ka shënuar përsëri.
Sulmuesi shënoi golin e parë ndaj Varazdin në ndeshjen që përfundoi 2-0.
Me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit ngjitet në vendin e dytë të renditjes. (A2 Televizion)