Supa që zien prej 50-vjetësh

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 22:32 | Lifestyle

Një restorant tajlandez është ndër më të veçantët në llojin e vet për shkak të një gatimi krejtësisht të zakonshëm, por që është ndër më të pëlqyerit nga banorët e zonës dhe turistët.

Në këtë tenxhere vijon të vlojë e njëjta supë me mish viçi prej 50 vitesh. Pronarja e tij, Wtanna Panich shprehet se kjo është një nga pjatat më të preferuar nga klientët e saj, shkruan Business Insider.

Supa që shoqërohet me “noodles”, u krijua nga gjyshi i Panich rreth 50 vjet më parë dhe që ta mbajnë recetën të pandryshuar, në tenxheren e madhe që zjen gjatë gjithë kohës vetëm shtojnë përbërësit çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos