Supë me këmbë krokodili për darkë, pjata e restorantit tajvanez që trazoi rrjetin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 16:52 | Lifestyle

Një këmbë krokodili që varet nga buza e tasit të supës në një restorant të vogël tajvanez ka trazuar rrjetin duke shkaktuar reagime të shumta, pro dhe kundër.

Pjata e bollshme por e frikshme, e quajtur Godzilla Ramen nga përdoruesit e rrjeteve sociale, është gatuar në një restorant në Yunlin.

Ajo përmban këmbën e një krokodili, e cila del nga një tas i mbushur me petë dhe lëng mishi, pothuajse sikur po zvarritet prej tij.

Restoranti "Witch Cat ramen", ende nuk ka pasur ndonjë degustues për pjatën e çuditshme.

Pronarët shpjeguan për mediat lokale se vizitorët duan të bëjnë foto për t’i postuar në rrjetet sociale, por kanë 'frikë' ta shijojnë atë.

Përdoren më shumë se 40 lloje erëzash natyrale dhe përbërës të freskët për ta gatuar, dhe më pas injektohet nga shefja e kuzhinës ideja e dashurisë në supë, ku përzihen të gjithë elementët dhe energjia”, thanë ata.

Teksa romanticiteti është gjëja e fundit që një supë me këmbë krokodili mund t'ju transmetojë, shpjegimi plot hijeshi i restorantit për efektet e saj sugjeron se mund t'i lërë darkuesit pak “të skuqur” në fytyrë, duke lënë të kuptohet se është pikante.

Pjata teatrale e krokodilit thuhet se u frymëzua nga një ramen i cili u bë viral në maj, me një krustace me 14 këmbë të quajtur izopod.

Për pjatën me izopodin gjigant pati njerëz që rrinin në radhë duke pritur në Taipei, si për fotografi, ashtu edhe për të provuar një kafshatë nga tasi me petë poshtë krijesës së madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos