Superhëna spektakolare e 1 gushtit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 09:12 | Fotolajme

Superhëna “Sturgeon” e kësaj mbrëmjeje ka dhuruar një shfaqje spektakolare rreth tokës.

Kjo hënë e plotë, e ndodhur njëherësh në pikën e orbitës së saj më pranë Tokës krijoi një kombinim që e tregoi satelitin natyral të planetit tonë më të madh dhe shumë herë më të ndritshëm se normalisht.

Superhëna ishte e dyta nga katër të planifikuara për vitin 2023, teksa e radhës do të jetë në natën midis 30 dhe 31 gushtit.

Gushti i këtij viti do të jetë një muaj ngjarjesh spektakolare në qiell, me një tjetër Superhënë, një Hënë Blu, yje që bien dhe do të mbyllet me një Saturn më spektakolar se kurrë për kënaqësinë e të gjithë entuziastëve të qiellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos