
Vetëm një javë pas largimit nga Partizani, Ilir Daja konfirmohet si trajneri i ri i Ballkanit. Drejtuesi i stolit u prezantua në skuadrën, që në këtë sezon lufton për titullin kampion të Kosovës.
55-vjeçari firmosi kontratën që e lidh me klubin, teksa përkrah tij ka marrë edhe asistentin Artim Pollozhani.
Me emërimin në skuadrën e Suharekës, Daja provon aventurën e parë jashtë kampionatit shqiptar. Ballkani pozicionohet i treti në Superligën e Kosovës, me 33 pikë, dy më pak se kryesuesit e Gjilanit. (A2 Televizion)