Serie A, Nedim Bajrami objektivi i merkatos së dimrit

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 11:48 | Futboll
Serie A, Nedim Bajrami objektivi i merkatos së dimrit

Performanca pozitive me kombëtaren kuqezi, si dhe me skuadrën e Empolit, kanë bërë që Nedim Bajrami të kthehet në qendër të diskutimeve në merkaton e dimrit.

Futbollisti shqiptar kërkohet nga disa klube në kampionatin Italian, ku së fundmi listës i është bashkuar dhe Sassuolo. Ka qenë një dëshirë e vetë trajnerit Alessio Dionisi, për të marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar, pasi i njeh mirë aftësitë e tij që në kohën kur ai ishte në stolin e Empolit.

Në fakt, drejtuesit e Sassuolos tentuan që verën e kaluar të siguronin shërbimet e 22-vjeçarit, mirëpo tani shanset janë dhe më të mëdha për ta afruar. Me largimin thuajse të sigurt të Filip Djuricic, duhet një zëvendësues dhe emri më i përfolur është pikërisht Nedim Bajrami.

Edhe pse drejtuesit e klubit nga Toskana nuk kanë ndërmend që ta lënë të ikë kaq thjesht 22-vjeçarin, marrëdhëniet midis të dyja klubet janë mjaft të mira dhe mund të ndikojnë në një marrëveshje të mundshme.

https://a2news.com/2021/10/04/sa-ndryshon-shqiperia-me-bajramin-ne-fushe-pergjigjet-reja/

Ndërkaq Sassuolo, nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur interes për mesfushorin pasi në listë është dhe Cagliari, megjithatë kjo shihet një pistë më e largët për Bajramin, ndonëse oferta është bërë. Drejtuesit e Cagliarit kanë ofruar kartonin e portierit Vicario, të huazuar tek Empoli në këmbim të shërbimeve të futbollistit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos