Tyson Fury dhe Deontay Wilder përplasen këtë të dielë në ringun mitik të Las Vegasit, për super-duelin që vlen titullin kampion bote në peshat e rënda.
Sfida mes dy boksierëve të mirënjohur është ndezur prej ditësh, teksa në konferencën përpara ndeshjes, nuk mungoi tensioni mes tyre aq sa u përshkallëzua edhe në përplasje fizike.
Tensioni gjatë prezantimit të ndeshjes Fury-Wilder Tensioni gjatë prezantimit të ndeshjes Fury-Wilder Tensioni gjatë prezantimit të ndeshjes Fury-Wilder Tensioni gjatë prezantimit të ndeshjes Fury-Wilder Pamja nga përballja e fundit mes boksierëve Pamja nga përballja e fundit mes boksierëve
Ngacmimet mes Wilder dhe Fury nuk kanë reshtur për asnjë çast e për këtë, organizatorët kanë vendosur shmangien e qëndrimit tradicional ballë për ballë që bëhet edhe përpara peshimit zyrtar të boksierëve.
Organizatorët po marrin të gjitha masat, pasi një incident i mundshëm mund të çojë në humbjen e miliona dollarëve nëse ndeshja shtyhet apo pezullohet. (A2 Televizion)