Mbrëmjen e së mërkurës qetësoi të gjithë bardhezinjtë kur i dha fitoren Juventusit në minutat e shtesës ndaj Genoas, ndërsa këtë të enjte, Cristiano Ronaldo ka “trembur” shokët e tij kur është paraqitur i maskuar në qendrën sportive.
Ronaldo e ka postuar videon në llogarinë e tij të “Instagram”-it, ku shkruan: “Happy Halloween everyone”.
Një vit më parë ai maskoi të gjithë familjen e tij për këtë festë. (A2 Televizion)
