Një moment emocionues është bërë viral në internet, kur një ushtar surprizoi djalin e tij në shkollë, ndërsa kishte 7 muaj që nuk e shihte atë.
Këto Krishtlindje do të jenë ta paharrueshme për Nico-n e vogël, i cili as që e çonte në mendje që do të shihte kaq shpejt babain e tij e jo më ta takonte atë ditën e Krishtlindjeve teksa ishte në Shkollë.
Me ndihmën e mësuesve të shkollës fillore në qytetin Stockton-on-Tees, Angli, babai Damo Archer nuk mund të priste ta takonte djalin e tij pas mësimi, por e surprizoi atë në klasë.
Sapo Nico sheh babain e tij befasohet, por menjëherë niset dhe më pas një përqafim i ngrohtë mes tyre. (A2 Televizion)