
Edhe pse nuk mori një ftesë nga Kombëtarja, Odise Roshi po shkëlqen me skuadrën e tij në Kategorinë e dytë në Turqi.
Fieraku ishte protagonist në fitoren 2-1 të Sakariasporit kundër Bandimarsporit në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund. Mesfushori tundi rrjetën në minutën e 43, ndërsa në pjesën e dytë dhuroi një asist për golin e fitores.
Një sukses që e dërgon skuadrën e tij Sakariaspor në vendin e gjashtë me 46 pikë, ndërsa objektivi mbetet një vend në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)