
Mblidhet për herë të parë komisioni i posaçëm parlamentar që do të hetojë koncesionet e inceneratorëve. Komisioni u ngrit me kërkesë të Partisë Demokratike, që thotë se përmes tij synon të verifikojë ligjshmërinë e hapave që janë marrë nga qeveria Rama për 3 inceneratorët, atë të Tiranës, të Fierit dhe Elbasanit.
“Ta harrojë kush mendon se ky komision do të kthehet në grup pune për mjedisin. Nuk do të merremi me vlerësimin e impaktit mjedisor”, tha në çelje të punimeve kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku.
Opozita ka depozituar në SPAK disa padi për të mbështetur akuzat për korrupsion në këto koncesione. (A2 Televizion)