Taipei aktivizon mbrojtjen raketore, Kina rrethon Tajvanin me 37 avionë lufte, shkelet kufiri

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 15:26 | Bota
Taipei aktivizon mbrojtjen raketore, Kina rrethon Tajvanin me 37 avionë

Tajvani aktivizoi sistemet e mbrojtjes pasi identifikoi 37 avionë të ushtrisë së Kinës që fluturonin në zonën e mbrojtjes ajrore të ishullit.

Disa prej mjeteve fluturuese luftarake janë zhvendosur më pas për në paqësorin lindor. Bëhet fjalë për rrethimin e disatë të Tajvanit nga ushtria kineze përgjatë muajve të fundit, në përpjekje për të frikësuar udhëheqësit e shtetit ishull në përpjekjet e tyre për pavarësi.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, ndërsa shpeshherë presidenti Shi Xhinpin, ka kërcënuar që të vendosë kontrollin mbi ishull edhe përmes përdorimit të forcës ushtarake.

Megjithatë, zyrtarët në Taipei vijojnë të forcojnë raportet me perëndimin, duke nënshkruar marrëveshje të shumta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos