
Miliarderi Mohamed Al Fayed ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Burime thanë për Daily Mail se miliarderi vdiq të enjten mbrëma dhe se funerali u mbajt në një xhami në Londër në Regent’s Park të premten. Ceremonia u zhvillua siç ishte planifikuar, pas namazit të xhumasë.
Mohamed Al Fayed, ishte një biznesmen egjiptian, rezidenca dhe aktivitetet kryesore të biznesit të të cilit ishin në Mbretërinë e Bashkuar që nga mesi i viteve 1960. Interesat e tij të biznesit përfshinin pronësinë e Hôtel Ritz Paris dhe më parë dyqanin Harrods dhe Fulham FC, të dyja në Londër. Që nga viti 2023, pasuria e tij vlerësohet në 2 miliardë dollarë, duke u renditur nw vendin 1,493 tw tw pasurve në botë.
Ai ishte i martuar me Samira Khashoggi nga viti 1953 deri në 1956 dhe kishin një djalë, Dodi. Dodi kishte një lidhje me Princeshën Diana. Ata u vranë të dy në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997. Pas vdekjes së tyre, ai zhvilloi një fushatë të gjatë duke pretenduar se nuk ishte aksident dhe se ishte planifikuar nga shërbimet britanike të sigurisë. Megjithatë, policia franceze doli në përfundimin se ishte një aksident, i cili ishte shkaktuar pjesërisht nga shpejtësia e tepërt, por edhe nga niveli i lartë i alkoolit në gjak i shoferit Henri Paul.
Në vitin 1985, Fayed u martua me ish-modelen finlandeze Heini Wathen me të cilën pati katër fëmijë. (A2 Televizion)