Tajlanda liron 3 iranianë, që donin të godisnin Izraelin

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 13:13 | Bota
Tajlanda liron 3 iranianë, që donin të godisnin Izraelin

Tajlanda njoftoi se kishte liruar tre shtetas iranianë të ndaluar në Bangkok për planifikimin e një sulmi me bombë, kundër diplomatëve izraelitë në 2012-n, por që nuk u krye asnjëherë.

Një lëshim që, sipas Teheranit, ka të bëjë me një shkëmbim, pas lirimit të një dite më parë të studiueses anglo-australiane, Kylie Moore-Gilbert.

Lirimi i iranianëve, Masoud Sedaghat Zadeh dhe Saeed Moradi, thanë autoritetet e burgut në Tajlandë ndodhi dje, ndërsa i treti, Mohamad Khazaei, u fal nga Mbreti, gushtin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos