Take That, Katy Perry dhe Andrea Bocelli argëtuan mbi 20 mijë njerëz në koncertin e kurorëzimit të mbretit Charles III

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 07:14 | Showbiz

Kështjella Uindsor u shndërrua në një vend koncertesh të dielën, teksa disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës performuan për të festuar kurorëzimin e mbretit të Britanisë Charles III.

Charles, gruaja e tij Camilla dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore iu bashkuan publikut prej 20 mijë vetësh dhe të ftuar posaçërisht për "Koncertin e Kurorëzimit", të organizuar në pallatin e mbretit në perëndim të Londrës.

Në mesin e artistëve ishin këngëtarët Lionel Richie, Katy Perry dhe Andrea Bocelli, grupi pop “Take That” dhe pianisti Lang Lang, ndërsa aktori i Hollivudit Tom Cruise dhe Winnie the Pooh, gjithashtu u bënë pjesë.

Charles u shfaq duke valëvitur një mini-flamur të Union Jack. Festimet përfshinin gjithashtu një shfaqje të quajtur "Ndriçimi i Kombit", me projeksione dhe shfaqje lazer që ndriçojnë monumentet dhe zonat me bukuri natyrore në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos