
Partia Demokratike do të vijojë procesin e zgjedhjes së kryetarit më 29 korrik. Është ky qëndrimi që ka bërë të ditur sekretari ligjor i PD-së së Bashës, Indrit Sefa.
Në një deklaratë për mediat, Sefa e cilësoi mbledhjen e sotme online të Këshillit Kombëtar, një takim imagjinar.
Sefa akuzoi Bardhin dhe mbështetësit e tij se po përdoren nga Sali Berisha “për interesat e tij personale.”
Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi perfundon një takim imagjinar.
Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqperdorje të rradhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.
I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur.
PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.
Deklaratë e Sekretari ligjor të PD-së, Indrit Sefa
Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames. (A2 Televizion)