
Një moment tronditës është regjistruar në Britaninë e Madhe, ku prezantuesi i garave të sportit Hamish Macauley ka ngrënë një peshk të gjallë në tentativë për të kënaqur të pranishmit.
Videoja ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, ku shihet teksa Hamish Macauley hap tasin ku po mbahej peshku i vogël ngjyrë portokalli dhe e gëlltit, e më pas nis të kërcejë.
Veprimet e Macauley janë dënuar nga grupet e të drejtave të kafshëve, të cilët kërkojnë dënimin e tij.
"Ky është një akt i neveritshëm dhe mizor i abuzimit me kafshët", tha një zëdhënës i PETA. "Gëlltitja e kafshëve të gjalla për argëtim nuk është vetëm mizore, por edhe e paligjshme. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa ndaj këtij individi dhe të dërgojnë një mesazh të fortë se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet."
Incidenti ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për kulturën e garave dhe sjelljen e atyre që i ndjekin ato. Shumë e kanë kritikuar industrinë e garave për promovimin e një kulture që çon në incidente të tilla.
“Është një reflektim i trishtuar në industrinë e garave që një sjellje e tillë konsiderohet e pranueshme", tha një kritik. "Ne duhet të ndryshojmë kulturën e këtyre ngjarjeve dhe të sigurohemi që njerëzit të kuptojnë se një sjellje e tillë është jo vetëm e papranueshme, por edhe e paligjshme ."
Në video dëgjohet një vajzë teksa i thotë “mos e ha”, e ndërsa Macauley kërkoi falje për veprimin e tij, por kjo nuk e ka zbutur zemërimin e ndjekësve. (A2 Televizion)