
Vepra e artit me banane në muzeun e Seulit, pati një fat të trishtë. Ajo u ‘gllabërua’ nga një vizitor, student arti i Koresë së Jugut, i cili tha se ishte shumë i uritur pasi kishte dalë pa mëngjes. Pasi hëngri bananen, studenti, Noh Huyn-soo, ngjiti lëkurën në mur.
"Dëmtimi i një vepre arti mund të shihet edhe si një vepër arti, mendova se do të ishte interesante... A nuk është ngjitur atje për t'u ngrënë?".
Noh Huyn-soo.
Banania u zëvendësua me shpejtësi nga punonjësit e muzeut dhe nuk u ndërmor asnjë masë ndëshkuese përkundrejt studentit.
Vepra e artit e quajtur "Komediani", është fotografuar për herë të parë në Pekin në vitin 2021 e ndërsa aktualisht po shfaqet në Seul. (A2 Televizion)