
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, njoftoi se e majta në Shqipëri në bashkëpunim me homologët në Europë do të organizojnë një konferencë për idetë e majta si duhet të avancojnë në vitet në vijim.
Lidhur me këtë gjë, Gjiknuri zhvilloi një takim me Martin Schulz, i cili është një nga emrat më të njohur të të majtës në Europë dhe ka qenë president i Parlamentit Europian.
“Zoti Schulz është një nga personalitetet e mëdha të politikës gjermane, një mik i vjetër i joni. Ne po punojmë së bashku në lidhje me politikën e jashtme, me sfidat që po kalon Shqipëria dhe Ballkani. Bashkë me fondacionin, ne po përgatitemi të zhvillojmë një konferencë të madhe të të majtës progresive”, tha Gjiknuri. (A2 Televizion)