Bullgaria dënon me burg 14 mbështetës të ISIS

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 18:29 | Bota
Bullgaria dënon me burg 14 mbështetës të ISIS

Një gjykatë në Bullgari dënoi me burg imamin radikal Ahmed Mussa dhe 13 mbështetës të tij nën akuzën e shpërndarjes së urrejtjes fetare dhe nxitje për luftë, në mbështetje të grupit militant të Shtetit Islamik.

Procesi ndaj radikalit Mussa dhe mbështetësve të tij nisi në vitin 2016, pas një hetimi për një grup të dyshuar simpatizantësh të ISIS në jug të Bullgarisë.

Kleriku, i cili aktualisht po vuan një dënim me burg për predikim të islamit radikal, u dënua nga gjykata e Pazardzhik dhe më 8 vite e 6 muaj të tjerë.

Mbështetësit e tij, nga qytete të ndryshme të Bullgarisë, morën dënime nga 1 deri në 3 vjet e 6 muaj burg. Dënimi u pezullua për të vetmen grua që ishte pjesë e këtij grupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos