
Nga takimi elektoral në njësinë 9 Erion Veliaj sulmoi kundërshtarët e tij politikë.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se opozita kërkon që të kthejë vendin prapa dhe i akuzoi se kanë braktisur detyrën në kohën më të vështirë, siç ishte pandemia dhe tërmeti.
Po ashtu ai ironizoi planin e Këlliçit për nënkalim tek sheshi Skënderbej.
“Edhe atje ishin dy shokë shkolle njëri e mbaroi shkollën dhe nuk u zgjodh dhe u zgjodh ai tjetri që nuk e mbaroi shkollën sepse mashtroi. Brenda kësaj shoqërie ka dhe një tjetër, por ajo është pakica. Kemi përballë ata që në 4 vitet më të vështira ikën nga parlamenti, këshillat bashkiakë, përfaqësimi. Sot duhet të jetë triumfi i njerëzve të thjeshtë që ishin këtu në ditët më të vështira. Kemi dhe një skuadër tjetër ku shoku ia fut shokut. Kjo është diferenca mes dy vlerave”, tha mes të tjerash Veliaj. (A2 Televizion)