Fushatë në Laprakë, Këlliçi: Bizneset që më presin në takime gjobiten nga bashkia

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 15:37 | Politikë
Fushatë në Laprakë, Këlliçi: Bizneset që më

Lapraka ishte ndalesa e radhës e fushatës elektorale kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi paraditen e të premtes së 28 prillit.

Përveç qytetarëve Këlliçi zhvilloi takime edhe me bizneset e vogla ku i kërkoi mediave të mos i filmojnë këto momente, pasi sipas tij ata gjobiten nga Bashkia Tiranë vetëm pse e mirëpresin Këlliçin. “Dalin në kamera pamjet, shkon Veliaj nesër dhe i vendos gjobë. Kështu që nuk e kanë faj këta”, tha ai.

Përgjatë ecjes në lagjet e Laprakës, qytetarët i shprehën Këlliçit shqetësimet e tyre, ku kryefjala ishte mungesa e investimeve në rrugë dhe shëndetësi. Pasi i dëgjoi, Këlliçi para banorëve tregoi zgjidhjet që do t’i japë problematikave të zonës së Laprakës.

“Diskutimi i hapur me qytetarët duhet të jetë detyrë, nuk është premtim. Pastaj investimi në rrjetin e ujit të pijshëm patjetër është i domosdoshëm”, tha ai.

Këlliçi pohoi se Lapraka është diskriminuar nga të majtët që drejtojnë bashkinë Tiranë, pas kjo njësi administrative gjithmonë ka votuar djathtas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos