Fushatë në Sauk, Bejko: Do të shtrojmë rrugët, Veliaj ka abuzuar me buxhetin

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 15:49 | Politikë
Fushatë në Sauk, Bejko: Do të shtrojmë rrugët, Veliaj

Në ditën e 15 të fushatës elektorale Roland Bejko, kandidati i PD zhvilloi takime në rrugë me disa banorë të zonës së Saukut.

Mungesa e asfaltimit të rrugëve dhe shërbimeve që duhet të kryhen nga bashkia e Tiranës ishin shqetësimet që paraqitën qytetarët para Bejkos. “Rrugët janë gropa-gropa, kanalizimet e ujërave i kemi bërë vet. Jemi në harresë dhe nuk besojmë më asnjë”, ngritën shqetësimin qytetarët.

Bejko theksoi se buxheti që ka bashkia e kryeqytetit mund të rregullojë çdo problematikë që ka Tirana, por sipas kandidatit të PD, kundërshtari i tij Erion Veliaj ka abuzuar me paratë e qytetarëve.

“Veliaj ka abuzuar me buxhetin me koncerte dhe ka lënë pas dore rrugët dhe shërbimet”.

Në pamundësi për të faktuar se i mban premtimet, Bejko kërkoi mirëbesim nga elektorati. Bejko shtoi më tej se periferitë e Tiranës janë lënë në harresë nga bashkia.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos