“Takohemi në zonën e konfliktit për të gjetur paqe”, Zelenski i drejtohet Putin

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 10:29 | Bota
“Takohemi në zonën e konfliktit për të gjetur

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i drejtoi një ftesë publike homologut rus, Vladimir Putin, për të mbajtur bisedime për paqe në zonën e konfliktit në lindje të vendit.

Në të njëjtën kohë u shpreh i gatshëm për luftë, teksa tha se ka mbështetje të plotë të partnerëve perëndimorë.

“A e dëshiron Ukraina luftën? Natyrisht që jo! Por a jemi gati për luftë? Po! Ne jemi një komb që krijon, jo që shkatërron. Nuk shkatërrojmë tokën dhe njerëzit. Por kjo nuk do të thotë që do lejojmë të na shkatërrojnë! Qytetarët tanë kanë nevojë për sinjale të qarta në vitin e tetë të luftës. Jemi një vend që vlerësojmë jetët e qytetarëve dhe mburojë për Europën. Do të marrim mbështetje jo vetëm si partnerë, nga pankina, por edhe si lojtarë të të njëjtit ekip, drejtëpërdrejtë në fushë, krah për krah. Zoti Putin, jam gati të shkoj dhe më tej duke iu ftuar që të takohemi kudo në Donbas të Ukrainës, ku zhvillohet një luftë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos