
Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin e Kharkivit kanë arritur në kufirin shtetëror me Rusinë, duke i dhënë një tjetër goditje ofensivës së tyre në Ukrainë
Lajmi u dha përmes një postimi në rrjetet sociale nga guvernatori Oleh Sinegubov, i cili nuk dha detaje të tjera për kundërofensivën e vendasve ndaj pushtuesve rusë.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video që supozohet se tregon një numër ushtarësh nga një brigadë e mbrojtjes territoriale në një vend të paspecifikuar në kufi.
"Kemi mbërritur, jemi këtu", thotë një nga ushtarët. (A2 Televizion)