
Kryeministri Edi Rama ka filluar darkën e tij me presidenten e Komisionit Europian, gjermanen Ursula von der Leyen.
Këtë e konfirmon kryeministri shqiptar me një postim në rrjetet sociale ku deklaron se “tema dihet : Përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes von der Leyen”.
Për të njëjtin qëllim, Rama ishte dje në Berlin ku u takua me kancelaren Merkel, e cila konfirmoi prezencën e Gjermanisë në Konferencën e Donatorëve. (A2 Televizion)