Taksë për makinat në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Vlen për të gjithë, jo vetëm për rajone të tjera

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 21:13 | Kosova
Taksë për makinat në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Vlen për

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është rikthyer propozimit të tij për vendosjen e taksës për makinat që hyjnë në kryeqytetin e Kosovës.

Pas reagimeve të ndryshime lidhur me këtë çështje, i pari i Prishtinës ka përdorur sërish Facebook-un për të dhënë sqarime shtesë: “S’është taksë për qytetet e tjera, por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka shumë trafik. Kjo vlen për të gjithë dhe jo vetëm për rajone të tjera. Kjo s’fillon tani, por do të ketë diskutime. Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, kamerat e trafikut. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive”.

Ahmeti më herët kishte thënë se numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh, ndaj kjo është njëra prej arsyeve për vendosjen e një takse për makina në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos