
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka kryer testin për koronavirus dhe është në pritje të rezultatit.
Lajmi është konfirmuar për A2 nga Xhaferi, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Edhe pse situata nuk është aspak e qetë nga koronavirusi, një ditë më parë, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku LSDM shpalli fitoren, ndërsa nga partitë shqiptare, BDI prin bindshëm më 11,3 për qind të votave, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 8,2 për qind dhe PDSH e Menduh Thaçit me rreth 1,48 për qind. (A2 Televizion)