
Policia federale në Gjermani ka vënë në pranga një 28-vjeçar sirian në Hamburg pasi dyshohet se po përgatiste një atentat me bombë.
Sipas hetuesve 28-vjeçari ishte përpjekur të blinte disa substance të palejuara në internet që do t’i mundësonin atij të prodhonte një rrip shpërthyes në mënyrë që të kryente një sulm kundër civilëve të pafajshëm.
Shtetasi sirian mendohet se kishte si bashkëpunëtor vëllanë e tij 24-vjeçar, i cili jetonte në qytetin jugor të Kempten. (A2 Televizion)