
“Open Festival on Tour”, nis rrugëtimin. Këtë vit për herë të parë në Shqipëri kanë mbërritur 10 artistë nga Argjentina për të rrugëtuar me folklorin e tyre, por edhe me magjinë e tangos, në kulturën shqiptare.
Nis këtë të enjte në Korçë për t’iu bashkuar karnavaleve të së premtes në pazarin e këtij qyteti.
Enada Hoxha e Gert Vaso do të bëhen pjesë e këtyre mbrwmjeve duke iu bashkuar artistikisht trupës së artistëve që do të performojë përgjatë gjithë qershorit në Shqipëri. Grupi “Sangre Native Argentina” do të performojë kryesisht në skenat e teatrove, por nuk do të mungojnë as performancat në ambiente të hapura si në pazarin e Korçës apo në Lungomare në Vlorë. (A2 Televizion)