
Black Pearl 1930 
Ford F-100, 1956 
Ford Iron Fist, 1937 
Lincoln Zephyr, 1937 
Buick Skylark 1953 
Auburn Speedster, 1936 
Lincoln Continental, 1961 
Packard , 1934 
Ford Roadster, 1932 
Black Pearl 1930 
Black Pearl 1930 
Ford Roadster, 1932 
Packard , 1934 
Ford F-100, 1956 
Buick Skylark 
James Hetfield
Një koleksion makinash të modifikuara, në pronësi të solistit të grupit legjendar Metallica, James Hetfield, do të ekspozohen për publikun për herë të parë duke nisur nga e premtja në Los Anxhelos.
Muzeu i makinave “Peterson” e ka quajtur ekspozitën “Koleksioni i James Hetfield”. Në të do të paraqiten 10 makina të pabesueshme, disa prej të cilave janë ndërtuar personalisht nga Hetfield.
56-vjeçari njihet si i apasionuar pas makinave të epokës, koleksionimin dhe restaurimin e tyre. Në koleksion janë përfshirë disa modele që datojnë nga vitet 1930, si një Packard (1934), një Lincoln Zephyr (1937) dhe Ford Couple (1937). Në ekspozitë do të shfaqet edhe një model “Black Pearl” i ndërtuar nga vetë këngëtari.
Ai do të jetë vetë i pranishëm të premten gjatë premierës së ekspozitës, biletat për të cilën janë shitur tashmë. Megjithatë, ajo do të qëndrojë hapur deri më 31 tetor. Gjatë të premtes do të shiten në ankand edhe dy kitara personale të Hetfield. (A2 Televizion)