Tare: I nderuar nga oferta, qëndrimi akt dashurie

Nga A2 CNN
2 Korrik 2019, 11:27 | Futboll
Tare: I nderuar nga oferta, qëndrimi akt dashurie

Igli Tare ka folur për herë të parë që pasi i tha “jo” Milanit për të marrë postin e drejtorit sportiv. Strategu i merkatos së Lazio-s u prononcua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Colantuoni - De Rosa”, event që vlerëson drejtuesit e klubeve.

“Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së Milan do të ndikojë karrierën time. Të qëndroja tek Lazio ishte një akt dashurie megjithatë jam i nderuar nga interesimi i një klubi si Milan”, ishin fjalët e ish futbollistit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos