
Atalanta mundi në mënyrë spektakolare Lazion në atë që ishte kryesfida e javës në Serinë A. Bluzinjtë e Berat Gjimshitit fituan me përmbysje 3-2 përballë Lazios së portierit Thomas Strakosha.
Edhe pse kryeqytetasit e nisën ndeshjen mirë, ishte Atalanta ajo që shfaqi lojë më të mirë dhe rendiment më të lartë fizik sesa kundërshtari, duke marrë me meritë 3-pikëshin e radhës.
Me këtë humbje, Lazio i largohet kreut të kampionatit, ndërsa Juventusi kryeson tashmë me 4 pikë diferencë nga vendi i dytë. (A2 Televizion)