Task-forcë për ukrainasit, qeveria u garanton strehim 1-vjeçar

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 17:24 | Aktualitet
Task-forcë për ukrainasit, qeveria u garanton strehim 1-vjeçar

Qeveria parashikon ngritjen e një task-force për menaxhimin e refugjatëve të luftës që vijnë nga Ukraina.

Nëpërmjet një VKM-je, ekzekutivi përcakton se task-forca do të përbëhet nga 8 ministri dhe kryesohet nga Ministria e Brendshme. Për refugjatët e luftës, qeveria parshikon garantimin e strehimit të tyre dhe statusi i veçantë do t'i jepet për një afat 1-vjeçar.

Paratë për akomodimin e tyre do të suportohen nga buxheti i shtetit dhe fonde që mund të vijnë nga donacione të tjera.

Të njëjtën praktikë, ekzekutivi shqiptar e zbatoi edhe gjatë verës së vitit 2021, kur pranoi se do të strehonte përkohësisht shtetasit afganë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos