Viti i Ali Podrimjes. Shqipëria dhe Kosova, jehonë vargjeve të poetit

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 16:56 | Aktualitet
Viti i Ali Podrimjes. Shqipëria dhe Kosova, jehonë vargjeve të

Ndonëse Shqipëria nuk e ka botuar të plotë veprën e Ali Podrimjes, nga Kosova poeti do të jehojë përgjatë gjithë vitit në Tiranë. Kjo pranverë ka mbërritur me lajmin se edhe viti i leximit do të jehojë kështu. Në Bibliotekën Kombëtare u bë publik ky lajm nga vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Alda Bardhyli, në krye të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit prezantoi disa nga eventet më të rëndësishme për poetin e njohur në mbarë trevat shqiptare, duke e vënë theksin edhe te akademitë apo institucionet jashtë Tiranës zyrtare, institucione që do të bëhen pjesë e vitit të Ali Podrimjes. 

Për herë të parë, pritet që në Tiranë të marrë jetë edhe një konferencë shkencore për Ali Podrimjen dhe vargjet që na la poeti si pasuri mbarëkombëtare. Ky vit shënon 80 vjetorin e lindjes së poetit dhe 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos