
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Taxi” në kryeqytet, duke sekuestruar një sasi prej 900 gramësh kokainë, ndërsa janë vënë në pranga 3 persona.
“Në kuadër të operacionit "Taxi", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 24 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën "Asim Vokshi". Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular.
Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza”, njofton policia. (A2 Televizion)