Të armatosur për Presidentin, mbështetësit e Trump mbushin rrugët e Amerikës

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 16:55 | Bota

Mbështetësit e armatosur të Donald Trump, disa prej tyre me armë automatike dhe me kryqe në qafë, protestuan në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përforcuar pretendimet e presidentit për parregullësi në votime.

Qindra tubuan në Feniks, Arizona, por edhe në shtete të tjera, si Miçigan, Xhorxhia, Dakota e Veriut dhe Pensilvani. Me flamuj “MAGA - Make America Great Again” protestuesit bërtisnin se Joe Biden po kryente konspiracion me mediat për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Në Miçigan, pati edhe përleshje mes mbështetësve të Trump dhe Biden, ndërsa në Atlanta, Xhorxhia, efektivët e Policisë ndërhynë për të ndarë të dyja palët dhe përshkallëzimin e situatës.

Tubime të ngjashme mendohet se do të përfshihen edhe në strategjinë e Trump për të luftuar rezultatin e zgjedhjeve në gjykata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos