21 vota ndanë në 14 maj Bashkinë e Rrogozhinës, mes PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. 12 mijë vota, të hedhura në 14 maj, u shpallën të pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor, pas ankimimit të opozitës, për kutinë e burgut të Rrogozhinës, që mendohet se është edhe kutia që përcaktoi fitoren e ngushtë mes Edison Memollës dhe kandidatit opozitar Shkëlqim Hoxha. Socialistët kanë zbritur edhe njëherë në fushatë, për të shkuar edhe njëherë këtë të dielë në zgjedhje. A do të rizgjidhet Edison Memolla edhe këtë herë, sidomos pas gjithçkaje ka ndodhur javët e fundit? Pyesim në këtë lidhje të drejtpërdrejtë deputetin socialist të Rrogozhinës, Etjen Xhafaj, që ka ndjekur fushatën dhe procesin zgjedhor për Bashkinë e Rrogozhinës. (A2 Televizion)
Të dielën, sërish zgjedhje në Rrogozhinë
