
Këtë të shtunë, Maqedonia e Veriut regjistroi 31 viktima dhe 824 raste të reja me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se infeksionet e reja vijnë pas testimit të 3988 mostrash në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
Gjatë 24 orëve të fundit, 682 pacientë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa mbi 20 mijë raste vijojnë të jenë aktive.
Që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj janë regjistruar afro 147 mijë raste, dhe prej tyre 4419 persona kanë humbur jetën. (A2 Televizion)