
Të premten, Maqedonia e Veriut regjistroi 31 viktima dhe 908 raste të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se infeksionet e reja vijnë pas 3616 testimesh.
Ndërkaq, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, përkatësisht 367.
Gjatë 24 orëve të fundit, 732 pacientë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa mbi 20 mijë raste vijojnë të jenë aktive.
Në total në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar afro 146 mijë raste, dhe prej tyre 4, 388 persona kanë humbur jetën. (A2 Televizion)