Të gjithë barkas për t’u mbrojtur, momenti kur predha godet qytetin ukrainas

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 13:54 | Aktualitet
Të gjithë barkas për t’u mbrojtur, momenti kur predha godet

Dukej një ditë normale e enjtja në Vinntysia, një qytet në Ukrainën qendrore. Por edhe pse larg zonave të luftimeve, të përqendruara kryesisht në lindje të vendit, qyteti u godit nga predha ruse Kalibr, duke terrorizuar banorët.

Pamjet e fiksuara nga një kamera sigurie tregojnë momentin kur njerëzit po ecnin në një zonë pedonale, në këmbë dhe mbi biçikleta, pak momente para goditjes. Pasi predha godet objektivin, ata shihen teksa shtrihen në tokë dhe vrapojnë për t’u mbrojtur nga mbetjet që fluturonin në ajër.

Zyrtarët ukrainas thanë se nga sulmi në qytetin që ndodhet rreth 200 km larg Kievit, humbën jetën të paktën 23 persona.

Rusia, e cila mohon se godet civilët, tha se godina e sulmuar të enjten përdorej për stërvitjen e trupave, ndërsa Ukraina tha se ajo ishte qendër kulturore e përdorur për veteranët e dalë në pension. (A2 Televizion)

https://youtu.be/rsFYdTWJ4uM

A2 CNN Livestream

Latest Videos