Çika në flakë prej 5 ditësh, nis ndërhyrja nga ajri

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 10:07 | Aktualitet
Çika në flakë prej 5 ditësh, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri në Malin e Çikës vijon të shkatërrojë bimësi dhe çfarë të gjejë përpara prej 5 ditësh. Sipërfaqja e shkrumbuar është shumë e madhe, ndërkohë që ndërhyrja nga toka e zjarrfikësve është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thepisur.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të Dhërmiut dhe tymi ka mbërritur deri në plazhe.

Mbrëmjen e djeshme ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri falë ndihmës së autoriteteve greke. Dy avionë Canadair po punojnë, por situata është ende aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos