Hürjet, avioni i parë stërvitor dhe sulmues i lehtë i Turqisë me motor “Jet”, bëri fluturimin e tij të parë sot. Ishte vetë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili publikoi një video me pamje nga fluturimi i avionit turk, duke shkruar:
"Avioni ynë i parë reaktiv supersonik, Hürjet, ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë. Lavdërimi i qoftë Shekullit të Turqisë."
Nga ana tjetër, Bayraktar Kızılelma, avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, i cili u zhvillua nga “Baykar” me kapital 100 për qind, në nivel kombëtar dhe origjinal, fluturoi për në “Teknofest 2023”.
Bayraktar Kızılelma u nis nga Komanda e Aeroportit Çorlu në Tekirdağ, ku ndodhet Qendra e Trajnimit dhe Testimit të Fluturimit Akıncı, për në Aeroportin Atatürk për t'u ekspozuar si pjesë e “Teknofest 2023”.
Është planifikuar që prodhimi masiv i avionit luftarak kombëtar pa pilot të fillojë në vitin 2024. (A2 Televizion)



