
Moti sot paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta të cilat do të prodhojnë reshje të përkohshme në zona të izoluara në veri dhe jug, kryesisht vonë pasdite.
Temperaturat ndryshojnë lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me 2-3°C sjell mesdita duke shënuar maksimumin mbi 25°C.
Era do të fryjë nga drejtimi jugor e lehtë dhe mesatare deri pas mesditës kur era forcohet në tokë e det duke arritur shpejtësi deri 70 km/h në tokë dhe mbi 80 km/h në det të hapur ku priten stuhi të forta detare dhe dallgëzim deri 6 ballë. (A2 Televizion)