Basha reagon pas humbjes së babait: Moment dhimbje i rëndë, mirënjohje për dashamirësit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 20:18 | Aktualitet
Basha reagon pas humbjes së babait: Moment dhimbje i rëndë,

Lideri i Partisë Demokratike po përjeton ditë të vështira. Ai humbi babain Xhelal, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 85-vjeçare. Në një postim në Facebook, lideri demokrat ndanë ndjesitë e tij. “Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/430234271805141

Basha theksoi se “ në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falënderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre. Falënderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe”.

Basha deklaroi se “për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos