Të hënën, ministri i Jashtëm grek Dendias takon kryeministrin Rama në Tiranë

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 16:27 | Politikë
Të hënën, ministri i Jashtëm grek Dendias takon

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet që të vizitojë Tiranën ditën e hënë. 

Vizita e tij vjen në kuadër të javës kulturore greke, ndërsa Dendias pritet të takojë kryeministrin Rama, kryepeshkopin Anastas dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në takimet me politikën shqiptare, pritet të diskutohet ndër të tjera edhe për pensionet e shqiptarëve në Greqi.

Vizitës së tij në Tiranë, Dendias i parapriu me një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos