
Investitorët e huaj po transferojnë jashtë vendit fitimet e tyre. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 9 muajt e këtij viti, vlera e fitimeve të transferuara jashtë vendit arriti në 433 milionë euro, 14,6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.
E marrë në rrafshin e një dekade, vlera e fitimeve të tërhequra nga vendi 9-mujorin e këtij viti, është më e larta e shënuar ndonjëherë.
Për përfaqësues nga tregu i investimeve, më shumë se sa largimi i kapitalit, me shqetësim duhet të shihet mungesa e të huajve që sjellin ide dhe forma të reja sipërmarrjeje.
Një tjetër fenomen që po shoqëron investimet e huaja, përveç largimit të kapitalit është edhe zhvendosja e interesit nga shtetet kufitare apo Perëndimore tradicionale, tek ato Lindore. (A2 Televizion)