Nga Perëndimi në Lindje, kompanitë e huaja po shmangin investimet në vende me risk si Shqipëria

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 16:29 | Ekonomi
Nga Perëndimi në Lindje, kompanitë e huaja po shmangin investimet

Gjeografia e investimeve të huaja në Shqipëri po zhvendoset nga Perëndimi në Lindje. Kapitali i huaj nuk po vjen më nga vendet fqinje. Partnerët e rinj jo vetëm që gjenden larg në distancë fizike, por edhe me diferenca gjeopolitike.

Krizat e njëpasnjëshme kanë bërë që kompanitë perëndimore të jenë më të kujdesshme në planet e investimeve, duke shmangur vendet që konsiderohen me risk, si Shqipëria.

Për njohësin e çështjeve gjeopolitike, Hoxha “sytë” e Shqipërisë duhet të kthehen kryesisht drejt Investitorëve të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që bie në sy në zhvillimet e investimeve të huaja është se tregu nuk po zhvillohet apo diversifikohet, por po rrudhet e po ndryshon drejtim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/09/gjeografia-e-investimeve-te-huaja-po-forcohet-afrimi-i-kapitalit-nga-europa-lindore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos