Të karantinuarit në Pogradec, ankohen për kushtet e hotelit dhe pamundësinë për të paguar

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 14:41 | Aktualitet
Të karantinuarit në Pogradec, ankohen për kushtet e hotelit dhe

Rreth 70 emigrantë shqiptarë të karantinuar në një hotel në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme për kushtet e hotelit, por edhe për pamundësinë për të paguar çmimet e akomodimit dhe ushqimit.

Ata shprehen se dhomat nuk kanë ujë as për t’u larë dhe as për të pirë.

Një pjesë e tyre kanë zbritur në oborrin e hotelit, ku kanë deklaruar se nuk kanë të paguajnë për akomodimin në këtë hotel.

Emigrantët e karantinuar janë punëtorë sezonalë të ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos