“Të lirohet Beleri menjëherë”, Dule: Procesi një parodi, vendimi ishte i paralajmëruar

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 12:05 | Aktualitet
“Të lirohet Beleri menjëherë”, Dule: Procesi një

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për gazetarët nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë pritet që të njihet me masën e sigurisë.

Zoti Dule e cilësoi procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit një parodi ndërsa theksoi se vendimi ka qenë i paralajmëruar.  Qëllimi, sipas tij, është që të rrëmbehet përfaqësimi politik i komunitetit të bashkisë së Himarës.

Po ashtu, Dule theksoi se nuk ka asnjë arsye politike apo juridike që Beleri dhe Pandeli Kokoveshi të vijojnë të qëndrojnë të ndaluar.

E kërkon logjika, nga çdo optikë qoftë ajo që të lirohen menjëherë. Mund t’ju them nga ana ime se ishte një vendim i paralajmëruar dhe pasi u ekzekutua vendimi i paralajmëruar, atëherë u përpoqën që të krijojnë edhe kushtet edhe faktet. Kemi një proces parodi.”

Ndërkohë, në gjykatën e Vlorës për të ndjekur seancën ndaj Belerit është paraqitur edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamisti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/akuza-per-shit-blerje-vote-kandidati-i-bf-ne-himare-alfred-beleri-njihet-me-masen-e-sigurise/
https://a2news.com/2023/05/12/vangjel-dule-apel-mazhorances-nga-himara-mos-guxoni-te-prekni-voten-fredi-te-henen-eshte-kryetar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos